Aktualitet

Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në Himarë e Golem

Shkruar nga Liberale
Po laheshin në det, mbyten brenda 7 minutave dy pushues, në

Dy të moshuar kanë ndërruar jetë pasditen e sotme, në dy ngjarje të veçuara, në harkun e vetëm 7 minutave, teksa kanë qenë duke pushuar në bregdet.

Shtetasit S. M., rreth 66 vjeç, duke notuar në plazhin e Borshit, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe për pasojë është mbytur në ujë.

Ngjarja, sipas policisë, ndodhi rreth orës 17:33 të pasdites së sotme.

Në Golem të Kavajës, një 66-vjeçar duke notuar në plazhin e Kavajës, dyshohet se është mbytur në ujë.

Sipas policisë kjo ngjarje ndodhi rreth orës 17:40, vetëm 7 minuta pas tragjedisë në Himarë.

Në të dy ngjarjet policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet.

Mjekët kanë paralajmëruar qytetarët që të mos kenë kontakt direkt me detin, gjatë qëndrimit në plazh, për shkak të temperaturave të larta. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH