Aktualitet

"Mbylljen e biznesit do ta çoj në Strasburg", paralajmërimi i Shehajt

Shkruar nga Liberale
"Mbylljen e biznesit do ta çoj në Strasburg",

Gjykata Administrative vendosi të mos pranonte kërkesën e deputetit të PD-së, Agron Shehaj për hapjen e biznesit, që ndodhej në pallatin e bllokuar nga IKMT. Deputeti thotë se vendimi është politik dhe akuzon se pas tij qëndron Edi Rama. Shehaj shprehet se beteja ligjore do të vijojë deri në Strasburg.

“Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë. Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës. Çdo qytetar e di që në Shqipëri përballë Edi Ramës nuk mund të ketë drejtësi.

Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg. Jam i bindur se në fund do ketë drejtësi. Beteja politike, me fakte dhe prova të vjedhjeve të kryeministrit dhe ministrave në dëm të popullit më të varfër në Europë nuk ndalet. Unë nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem” shkruan Shehaj.

Pak ditë më parë deputeti i PD-së denoncoi në Kuvend se policia i mbylli biznesin pa asnjë argument. Edi Rama pasi e cilësoi “ballist” tha se deputeti e kishte aktivitetin në një godinë pa leje që ishte sekuestruar nga IKMT.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH