Kryesore

Mbyllje e pjesshme në Poloni për shkak të Covid-19

               Publikuar në : 19:23 - 17/10/20 liberale

Qeveria polake ka vendosur kufizime të reja në vend, në mënyrë që, sipas saj, ”të shpëtojë shëndetin dhe jetën e popullit polak”.

Sipas rregullave të reja, oraret e hapjes së restoranteve dhe kafeneve kanë ndryshuar, pishinat, palestrat dhe qendrat e fitnesit dhe sallonet e masazheve janë mbyllur dhe udhëtimet me transport publik janë kufizuar në 50% të kapacitetit të ndenjëseve ose 30% e kapaciteti total, raporton ATSh.

Kafenetë dhe restorantet në të dy zonat ”e verdha” dhe ”të kuqe” do të qëndrojnë të hapura nga ora 06:00 deri në 21:00.

Nga 15 tetori, dyqanet, farmacitë dhe zyrat postare në Poloni janë të rezervuara për qytetarë të moshës mbi 60 vjeç, midis orës 10:00-12:00.

Të hënën, kufizime të mëtejshme do të ndalojnë tubimet e mëdha private.

Shkollat e mesme do të vazhdojnë procesin mësimor në distancë.

Zona e kuqe mbulon 152 qarqe, përfshirë 11 kryeqytetet e provincave, ndër të tjera, Varshavën, Gdanskun, Gdynian, Krakovin, Poznanin dhe Lodzin.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back