Aktualitet

Mbyllja për Bajram, Nishani: Fundi i gangsterit të bandës së zhvatjes

               Publikuar në : 14:46 - 23/05/20 liberale

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e kryeministrit për bllokimin e komunikimit dhe qarkullimin e qytetarëve Ditën e Bajramit.

“Qindra mijëra besimtarë sakrifikuan përgjatë Muajit të Ramazanit për të shenjuar mirësinë, paqen, respektin, bashkimin, festimin në ditën e shenjtë të Bajramit.
Por Gangsterri nuk ndalet të provokojë në gjithshka e në çdo ditë shqiptarët”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Gangsterri i bandës së zhvatjes, pa asnjë mbështetje ligjore, pa asnjë arsye shëndetësore, pa asnjë logjikë shoqërore, ka urdhëruar bllokimin e komunikimit dhe qarkullimit të qytetarëve Ditën e Bajramit.

Qindra mijëra besimtarë sakrifikuan përgjatë Muajit të Ramazanit për të shenjuar mirësinë, paqen, respektin, bashkimin, festimin në ditën e shenjtë të Bajramit.

Por Gangsterri nuk ndalet të provokojë në gjithshka e në çdo ditë shqiptarët.Tashmë që fundi politik i tij është afër, e ka veç një qëllim !

Të provokojë me çdo mjet e çdo mënyrë, që mundësisht të ikë nga pushteti si një “viktimë” e jo ashtu siç ai është.
Si një Gangsterr !

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back