Globi

Mbyllja e llogarisë së Trump në Twitter, Merkel: Vendim problematik

Shkruar nga Liberale
Mbyllja e llogarisë së Trump në Twitter, Merkel: Vendim

Kancelarja gjermane Angela Merkel e konsideron dëbimin e Presidentit të SHBA Donald Trump nga Twitter si vendim “problematik”, tha zëdhënësi i saj të hënën.

Twitter pezulloi përgjithmonë Trumpin nga platforma të premten, duke përmendur një “rrezik të nxitjes së mëtejshme të dhunës” në prag të sulmit në Kapitol nga mbështetësit e presidentit në largim.

I pyetur në lidhje me vendimin e Twitter, zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert, tha se operatorët e platformave të mediave sociale “mbajnë përgjegjësi të madhe për komunikimin politik që nuk helmohet nga urrejtja, nga gënjeshtrat dhe nga nxitja e dhunës“.

Por Seibert gjithashtu tha se liria e mendimit është një e drejtë themelore e “rëndësisë elementare”.

“Kjo e drejtë themelore mund të ndërhyhet, por sipas ligjit dhe brenda kornizës së përcaktuar nga ligjvënësit – jo sipas një vendimi nga menaxhmenti i platformave të mediave sociale,” u tha ai gazetarëve në Berlin. “Parë nga ky kënd, kancelarja e konsideron problematike që llogaritë e presidentit amerikan tani janë bllokuar përgjithmonë.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH