Aktualitet

Mbyllja e kopshtit të "Turgut Ozal", avokati: S’kemi lidhje me fondacionin “Gulistan”

Shkruar nga Liberale
Mbyllja e kopshtit të "Turgut Ozal", avokati: S’kemi lidhje

Drejtuesit e “Turgut Ozal” kanë reaguar pas vendimit të qeverisë për mbylljen e kopshtit “Zübeyde Hanım”, pjesë e këtij kolegji. Ata thanë se, do ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore, duke shtuar se inspektimet nga ana e Ministrisë së Arsimit janë bërë rutinë.

Drejtoresha didaktike, Gentjana Burimi pohoi se që nga 2004 është kryer mësimi në kushte moderne, në të gjitha ciklet.

“Qe nga 2004 kemi kryer mësime ne kushte moderne, ne te gjitha ciklet. Kemi ushtruar bashkëpunimin tone ne bashkëpunim me MASH. Institucionet tona arsimore gjate muajve te fundit kane qene objekt inspektimesh qe s’i përgjigjen planeve te monitorimit. Ne raportet e inspektimit është konstatuar qe kopshti përmbush te gjitha parametrat e nevojshme. MASH ka refuzuar kërkesën tone për ndryshimin e vendndodhjes, edhe pse ndoqëm procedurat. Kërkojmë nga MASH te shikoje vendimin, kemi 2 dekada qe respektojmë ligjet. Vendimi prish qetësinë e me shume se 200 familjeve. Do te ndjekim deri ne fund betejën ligjore.”, tha drejtoresha didaktike e kolegjit.

Ndërkohë, avokati i "Turgut Ozal" sqaroi se kolegji nuk ka lidhje me fondacionin “Gulistan”.

“Ndodhemi ketu nga 2004, kemi pasur korrespondence te vazhdueshme me MASH. MASH s’ka respektuar ligjet, kjo eshte reflektuar ne kete urdher te padrejte. Ministrja mendon qe per 24 femijet largohen nga kopshti, ky proces do kohen e tyre. S’e dime cfare fshihet pas ketij vendimi. Duam plan zbatimi, i jemi bindur urdhrit te MASH. Kohet e fundit kemi pasur kontrolle periodike. Kopshti ne te kaluarën ka qene pjese e fondacionit “Gulistan”, ne vitin 2004”, pohoi avokati.

Ndërkohë, qeveria ka marrë vendim, që të mbyllë edhe kolegjin “Mehmet Akif Ersoy”. Sipas Ministrisë së Arsimit kjo shkollë ka nisur procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera, të pamiratuara nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH