Aktualitet

Mbyllja e konvikteve, pagesa e nëntorit vlen për dhjetorin

Shkruar nga Liberale
Mbyllja e konvikteve, pagesa e nëntorit vlen për dhjetorin

Drejtoria e Qytetit Studenti dhe Rezidencat 1 dhe 2 përmes një njoftimi kanë sqaruar studentët të cilët kanë kryer pagesat për konviktet, se detyrimi i paguar i nëntorit do të mbartet në dhjetor.

Ky sqarim vjen pas propozimit të Komiteit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit online për një muaj, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

“Duke marrë shkas nga vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për zhvillimin e mësimit në universite online gjatë muajit nëntor dhe mbylljen e konvikteve, ju njoftojmë se: Të gjitha regjistrimet aktuale në konviktet e Qytetit Studenti, për sezonin arsimor 2020 – 2021, do të jenë të vlefshme. Ky vendim nuk prek regjistrimet dhe si i tillë, asnjë prej tyre nuk do të anulohet. Me rihapjen e konvikteve, të gjithë studentët aktualë do të vijojnë frekuentimin në konvikte sipas kontratave të nënshkruara. Pagesa e tarifës për muajin nëntor, për ata studentë që nuk do ta marrin shërbimin, do të jetë e mbartur për muajin dhjetor”, thuhet në njoftimin publik.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH