Aktualitet

Mbyllja e klubeve të natës, debat në Kuvend mes Valterit dhe Ruçit

Shkruar nga Liberale
Mbyllja e klubeve të natës, debat në Kuvend mes Valterit dhe

Në senancë plenare deputeti i opozitës Halit Valteri, në parlament ngriti shqetësimin e mbylljes së klubeve të natës, e atyre me muzikë live. Haliti tha se janë me mijëra këngëtarë e pronarë lokalesh që presin sezonin turistik, ndërsa hodhi akuza se akti normativ i qeverisë zbatohet në mënyrë selektive.

“Ngre një shqetësim nga shumë qytetarë , akti normativ që ndalon lokalet me muzik dhe sjellja arrogante ndaj atyre që protestojnë për bukën e gojës më bën të ju kërkoj juve të ndërhyni për këtë akt dhe të bëhet një plan financiar për këtë kategori. Janë mijëra persona që presin këtë sezon. Sot ky akt bëhet me seleksionim. E kam me ju personalisht z.Ruci të ndërhyni për të parë këtë akt normative të qevërisë”, u shpreh Valteri.

Ndërsa e konsieroi të drejtë shqetësimin e Valterin, Ruci tha se nuk është në dorë të qeverisë, pasi akti normative erdhi si pasojë e përkeqësimit të situatës nga Covid 19 në vend.

“Duhet të mirëkuptojmë një gjë që asnjë qeveri në botë është më e interesuar që vecanërisht në sezon të fnksion të gjitha këto lokale. Edhe ne në sallë edhe bizneset është më detyrim përcaktim si rezultat i rritjes së fluksit me Covid 19. Kur në botë nuk bëhet ceremonia e Nobel, konferenca parlamenteve nuk do bëhet, kur Reali shpallet kampion e tifozën rrinë në shtëpi, ndaj ju lutem lini emocionet e të bërit politike, ju keni të drejtë ata kanë të drejtë por kemi të bëjmë me një fuqi madhore që s’është as në dorën tënde as në dorën time", u shpreh Ruci.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH