Aktualitet

Mbyllet tubimi 2 orësh, Meta ju drejton një lutje qytetarëve

Shkruar nga Liberale
Mbyllet tubimi 2 orësh, Meta ju drejton një lutje qytetarëve

Është mbyllur tubimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës. Gjatë 2 orëve kanë folur presonalitet të njohur nga politika, arti e sporti, ndërsa i fundit e ka mbajtur fjalën presidenti Meta.

Përveçse ka folur për situatën, duke thënë se shqiptarët nuk e meritojnë këtë drejtësi, Meta ka firmosur edhe dekretin për ndryshimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në fund, Meta iu ka drejtuar edhe një thirrje qytetarëve, ku ju ka kërkuar që mimozat t'ju dhurohen policëve, për të mos i dhënë albi puçistëve.

"Shumë prej jush mund të kenë patur vërejtje për tonin tim, e di , por unë në publik nuk kam treguar as 10 % të krimeve që kanë ndodhur kundër sovraniteti tuaj dhe reformës në drejtësi. Kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e sovraniteti tuaj dhe rikthimin e ligjit. me qetësi dhe drejtësi, e gjithë bota demokratike dhe partnerët me integritet që kanë respekt për popullin tonë. Nuk mund të kesh respekt për popullin tonë nëse vepron me qeveritarët që kanë kapur ligjin. Dhe lutja e fundit, mos i jepni albi puçistëve. Asnjë mimozë mos hidhni tek institucionet, por dhurojani policëve tanë kudo që ti takoni. Nga sot në të vetmin institucion kuqezi nis marshimi i popullit kuqezi. Zëri i popullit, zëri i zotit. jemi një popull shqiponjash dhe ato fluturojnë vetëm lartë. Falënderim për bashkatdhetarët që erdhën nga Amerika dhe nga e gjithë bota", tha Meta./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH