Aktualitet

Mbyllet sot fushata, PS “braktis” Tiranën, PD dhe koalicioni Meta-Berisha mbajnë ‘distancën’ në kryeqytet  

Shkruar nga Liberale
Mbyllet sot fushata, PS “braktis” Tiranën, PD dhe koalicioni

Dy ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit mbyllet sot.

Edi Rama ka rezervuar takime në Shkodër dhe Durrës. Në Shkodër takimi përmbyllës do të mbahet rreth orës 16.30, ndërsa në Durrës në orën 19.00. Një ditë më parë fushata e PS-së u mbyll në Tiranë.

Enkelejd Alibeaj dhe koalicioni Meta-Berisha i kanë rezervuar takimet e fundit në Tiranë. Partia Demokratike, e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, do të mbyllë fushatën elektorale në Hotel “Tirana International, takim që nis në ora 17:.30.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” mbyll fushatën në ora 19:00, në Sheshin “Nënë Tereza”,

Gjatë kësaj fushate ashtu si edhe në fushatat e tjera, partitë e kanë fokusuar vëmendjen në Tiranë. E veçanta e zgjedhjeve të 14 majit është se mbeten të palexueshme tri qarqe të tjera të mëdha, Durrësi, Shkodra dhe Elbasani. Në Shkodër, Benet Beci i PS synon të përmbysë historinë 30-vjeçare të qeverisjes së qytetit verior nga të djathtët. Në Durrës dhe Elbasan, qeverisa e PS-së duket se është shoqëruar me zhgënjim, çka i jep mundësi opozitës të realizojë synimet e saj.

PS, PD dhe koalicioni Berisha-Meta, fokusin e madh në fushatë e kanë pasur për Tiranën ku Erion Veliaj garon nën siglën e PS për mandatin e tretë si kryebashkiak, Roland Bejko nën siglën e PD-së dhe Belind Këlliçi nën siglën e koalicionit opozitar Berisha-Meta.

Një rëndësi politike edhe më të veçantë do të ketë ndoshta më tepër se kandidati, rezultati i anëtarëve për këshillat bashkiakë, i njohur ndryshe si “parlamenti” i vogël, sepse do të tregojë mbështetjen e aktuale që presin partitë politike nga elektorati, i cili po reagon gjithnjë e më tepër  i zhgënjyer nga klasa politike që ka qeverisur në tri dekada.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH