Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh ka ndërprerë aktivitetin duke lënë pa punë mbi 700 punëtorë. Përfaqësuesit e uzinës e kanë lidhur pezullimin, me mungesën e naftës bruto që sigurohet nga kompania “Bankers Petrolium”, ndërkohë që sindikatat po kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për të zgjidhur situatën. Aktiviteti i uzinës mban peshën kryesore të të ardhurave të qindra familjeve që jetojnë në qytetin e Ballshit.
“I kërkojmë ministrisë së Energjetikës dhe Kryeministrit Rama që të zgjidhë këtë problem pasi situata është kritike. Njerëzit presin nga shteti jo vetëm rinisjen e punës por dhe të zbatohet ligji për statusin e naftërarit”, tha Gjergj Selmanaj nga sindikata e punëtorëve.
Kompania Tosk Energji që menaxhon rafinerinë e naftës në Ballsh, nuk pranoi të flasë për Zërin e Amerikës, ndërsa Bankers Petrolium ka reaguar duke thënë se “Tosk Energji ka shkelur disa hërë kontratat e shitjeve të naftës bruto”.