Politikë

Numërohen dy kuti votimi në Kamzë, rezultat befasues për Rakip Sulin

Shkruar nga Liberale
Numërohen dy kuti votimi në Kamzë, rezultat befasues për

Kanë dalë rezultatet e para në dy qendra votimi për Bashkinë Kamzë, të cilat janë numëruar në KZAZ numër 27.

Në qendrën e parë ku kanë votuar 241 persona, Rakip Suli merr 143 vota, Arjan Hoxha, 85 vota ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 6 vota.

Në qendrën e dytë nga 191 fleta votimi të numëruara, Rakip Suli ka marrë 130 vota, Arjan Hoxha 50 vota, ndërsa Bilbil Bajraktari vetëm 8 vota.

Rakip Suli, kandidat i PS-së, i fitoi zgjedhjet pa garë në vitin 2019, ndërsa Kamza njihet si një bastion i së djathtës. Gjithsesi, janë për t'u numëruar shumica dërrmuese e kutive të votimit dhe rezultati mund të përmbyset.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH