Kryesore

Mbyllet gara për Çmimin “Kadare”

               Publikuar në : 18:45 - 15/02/21 liberale

Autorët në garë për Çmimin letrar “Kadare” 2021

Afërdita Blaka

Arbër Ahmetaj

Azis Mustafa

Ballsor Hoxha

Behar Jacaj

Besnik Allushi

Dionis Prifti

Dituri Dizdari

Eqerem Canaj

Fatmira Aliaj

Fisnik Veisllari

Fluranc Ilia

Gani Mehmetaj

Gloria Fatia

Hiljana Biba

Ilir Muharremi

Ilirian Dahri

Ismet Hebibi

Jurxhin Avdiu

Klidi Apostoli

Kostandin Dhamo

Kujtim Lapa

Lumni Bajrami

Marcel Hila

Miço Mane

Mimoza Bici

Nimon Muçaj

Redi Dulja

Stiven Domi

Vasil Makoçi

________________________

30 dorëshkrime në garë për Çmimin letrar “Kadare”

Më 19 shkurt shpallen 10 finalistët

30 autorë janë në garë për Çmimin e madh letrar “Kadare”, i cili më 28 shkurt 2021 do të shpallë fituesin e edicionit të gjashtë të tij.

Kryetari i jurisë, shkrimtari Preç Zogaj bën me dije se veprat e paraqitura pohojnë fort dhe bindshëm një numër përfaqësues të autorëve të rinj që gjakojnë letërsinë e mirë, përveç autorëve tashmë të konfirmuar.

“Jemi të entuziasmuar dhe na gëzon shumë si juri numri i lartë i prurjeve në këtë konkurs, megjithë ngërçin e kësaj kohe të vështirë që po kalojmë. Nga dorëshkrimet e paraqitura, përveç përfaqësimit dinjitoz të autorëve të konfirmuar tashmë, vihet re një tendencë që sa vjen e konsolidohet, sidomos nga autorët e rinj, për të shkruar letërsi që nuk njeh kufinj gjeografikë  apo konvencionalë.”, thotë Zogaj për suplementin Leteratura. 

Ai vë në pah me kënaqësi përfaqësimin dinjitoz të autoreve femra, duke siguruar se juria do të vlerësojë me përgjegjësi të lartë, deri në shpalljen e veprës më të mirë.

Nga sinopset e dorëshkrimet e mbërritura nga autorët deri në datën 12 shkurt, kur ishte edhe afati i pranimit, juria e këtij konkursi pas shqyrtimit me kujdes të secilës prej tyre, do të përzgjedhë 10 më të mirat për të vijuar garën.

10 autorët e përzgjedhur do të shpallen më 19 shkurt dhe duhet të dorëzojnë dorëshkrimet e plota të veprës së tyre, pranë adresës së bërë publike nga juria ([email protected]), brenda pesë ditëve nga shpallja e emrave të tyre si fitues.

Në 26 shkurt 2021, juria do të shpallë 5 emrat finalistë në fazën e dytë të konkurimit, të cilët do të vijojnë garën për Çmimin e madh.

Fituesi i Çmimit “Kadare” 2021 do të shpallet më 28 shkurt, ora 12.00 gjatë aktivitetit Anuarët e Filozofisë, duke përzgjedhur kështu autorin shqiptar fitues në gjininë e prozës, në edicionin e gjashtë të këtij konkursi.

E drejta e autorit të veprës fituese është e Botimeve UET PRESS, si pjesë e Kolanës “Leteratura”. I gjithë projekti i çmimit “Kadare” ka një vlerë prej 10 000 eurosh, ku përfshihen: Kontrata individuale me autorin, botimi i veprës, promovimi, e drejta e autorit dhe organizimi i Shkollës Dimërore të Humaniteteve, një aktivitet me tryeza debati mbi tema të ndryshme me fokus letërsinë shqipe, ku marrin pjesë shkrimtarë, përkthyes, studiues, profesorë e personazhe të botës së librit dhe mendimit.

Autori, fitues, sipas Statutit të këtij Çmimi, do të jetë pjesë e tryezave letrare, promovimeve apo takimeve me lexues dhe median që i shërbejnë promovimit të librit dhe çmimit “Kadare”. Instituti Europian “Pashko”, përmes Botimeve UET PRESS dhe kolanës Leteratura, një kolanë kushtuar letërsisë shqipe, ka të drejtë për të përzgjedhur për botimin edhe dy vepra të tjera mes pesë finalistëve.

***

Me një traditë të konsoliduar tashmë me 5 autorë fitues që prej vitit 2015 kur nisi, Çmimi “Kadare” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe dhe nxitjen e mbështetjen e autorëve shqiptarë.

Ndërsa, për shkak të kushteve të pandemisë ndryshoi kalendari kohor i mbajtjes së këtij aktiviteti, procedura mbetet e njëjta, si edhe qëllimi i tij për nxitjen e lëvrimit të prozës shqipe nga autorët shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit. Juria e kryesuar nga shkrimtari Preç Zogaj, ka në përbërje të saj profesorin e filozofisë Blerim Latifi, shkrimtarin Loer Kume, shkrimtarin Ermir Nika, si edhe studiuesen e letërsisë Genciana Abazi. Ata shpërfaqin optikën e tyre ndaj këtij Çmimi dhe peshës së vlerësimit kritik në kultivimin e letërsisë së mirë.

Shkrimtari i mirënjohur, autor i shumë veprave në prozë, poezi, publicistikë dhe zë me peshë në komunikimin publik në vend, Preç Zogaj, siguron vuri në pah se ky është çmimi i vetëm i dhënë nga një institucion privat, dhe që synon të nxisë talentin e të shkuarit në Shqipëri.

“Ky është një çmim që i besohet një jurie shkrimtarësh, profesionishtësh që kanë detyrën dhe barrën fisnike për të zgjedhur një libër të mirë. Ky çmim synon të nxisë të shkuarit të prozës dhe talentin letrar në Shqipëri. Është i vetmi çmim dinjitoz dhe nuk ka tjetër. Ose ka çmime të Ministrisë apo QKLL e bashkisë, por nuk ka asnjë institucion tjetër privat që jep çmimin më të madh të letërsisë në Shqipëri. Nuk ka një tjetër çmim të tillë”, u shpreh Zogaj, i cili u shpreh i kënaqur nga prurjet letrare të këtij edicioni.

Në cilësinë e kryetarit të jurisë së Çmimit “Kadare”, shkrimtari Preç Zogaj garantoi se veprat do të diskutohen në mënyrën më transparente të mundshme.

“Kam qenë në juri me shumë vepra, por këtu jemi të vendosur që listën e shkurtuar do ta lexojmë dhe diskutojmë në një diskutim të hapur dhe transparent. Synojmë që çmimin t’ia japim librit më të mirë, pa asnjë arsye për të vendosur ndryshe. Interesi ynë i vetëm është që libri të jetë shumë i mirë, të pasurojë tregun e botimtarisë së letërsisë shqipe e të përligjë emrin  që mban Kadare,- një nga çmimet më të lakmuara të letërsisë”, u shpreh kryetari i jurisë.

Profesori i nderuar i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, mendimtar dhe publicisti i spikatur Blerim Latifi u shpreh nga ana tjetër shumë i nderuar sa i përket rolit të tij si anëtar jurie për këtë Çmim letrar.

“Çmimi flet shumë pasi është emri më i madh i letersisë dhe kulturës së kombit. Kjo është pjesë e përgjegjësisë që të jemi seriozë, të përkushtuar dhe objektivë që të zgjedhim atë që meriton ta marrë këtë çmim. Do të punojmë së bashku dhe do t’ia arrijmë qëllimit tonë dhe jam i lumtur që jam pjesë e kësaj jurie”, u shpreh publicisti Latifi.

Ndërsa shkrimtari, si dhe drejtuesi i Departamentit të Arteve në UET Ermir Nika, po ashtu në cilësinë e anëtarit të jurisë së  Çmimit “Kadare” e konsideroi vendimin të vështirë, por i siguroi si shkrimtarët ashtu edhe lexuesit se do të jetë një proces i hapur dhe mjaft i ndershëm.

“Do të jemi përballë një vendimi shumë të vështirë, por do të jemi gjithashtu shumë të hapur dhe të ndershëm në vlerësim. Përgjegjësia jonë është disa-fish e madhe dhe puna do të jetë shumë serioze”, u shpreh profesor Nika.

Nga ana tjetër Prof. Asoc. Dr. Genciana Abazi vlerësoi iniciativën e UET dhe Institutit Europian Pashko të marrë në një kohë të vështirë për shkak të pandemisë, ndërsa siguroi se veprat do të vlerësohen me objektivitetin më të madh.

“UET bashkë me Institutin Europian Pashko lancon edicionin e gjashtë të Çmimit “Kadare” edhe në këtë kohë të vështirë të pandemisë dhe kjo tregon që ky çmim po vazhdon megjithë vështirësitë që ka pasur rrugës. Më vjen mirë që në Shqipëri forcohen, zbukurohen dhe vazhdojnë rrugët e letërsisë. Do të diskutojmë veprat, ato që janë shkruar, me objektivitetin më të madh. Po e them këtë qoftë edhe si një garanci për ata që do të sjellin dorëshkrimet. Ideja është që do t’i diskutojmë gjërat me objektivitetin më të madh dhe do të vendosim atë që mendojmë bashkarisht”, u shpreh Abazi.

Këtë vit si anëtar jurie, fituesi i Çmimit “Kadare” për vitin 2019, shkrimtari i ri por i afirmuar tashmë në stilin e tij të veçantë letrar, Loer Kume përcolli me emocion ndjeshmërinë e tij në këtë angazhim.

“Personalisht duke qenë se jam fitues i vitit 2019 më bie përsipër një detyrë shumë e madhe morale; duke qenë fitues dhe i gjykuar, po kthehem në “gjykues”, u shpreh Loer Kume, ndërsa inkurajoi posaçërisht autorët e rinj, që të sjellin dorëshkrimet e tyre, duke i kushtuar vëmendje sinopsit të vepres:“Është e rëndësishme kjo, pasi është gjëja e parë që lexojmë dhe prezantimi tërësor i veprës nga vëtë autori i saj. Sinopsi duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës për atë ç’ka vepra është”, përfundoi Kume.

<
>
tre-divorcet-e-zotit-viktor-n piramida-e-shpirtrave emriologji dcfdg amygdala-mandala

***

Fituesit e Çmimit “KAdare” ndër vite:

Çmimin “Kadare” 2019, e fitoi Loer Kume si përfaqësuesi i një brezi të ri shkrimtarësh, me përmbledhjen me tregime “Amygdala Mandala”.

“Loer Kume, përfaqësues i një gjenerate të re shkrimtarësh, i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare, larg komercializmit dhe të zakonshmes ne letërsi”, ishte motivacioni i këtij çmimi.

Në vitin 2018, fitues i Çmimit “Kadare” ishte shkrimtari Virgjil Muçi, autor i mëse 10 librave që rrokin një krijimtari e cila zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë, në lëmin e kritikës letrare dhe në fushën e përkthimit me rreth 13 tituj nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm. Muçi u vlerësua me veprën në dorëshkrim “Piramida e shpirtrave”, me motivacionin “Për mënyrën sesi ndërton përmes gjuhës rrugëtimin jetësor”.

Shkrimtari Musa Ramadani është fitues i Çmimit Letrar “Kadare” 2017, me romanin “Profeti nga Praga”. Ky çmim u shpall nga ish-ministri francez i Kulturës, Frederic Miterrand me motivacionin: “Musa Ramadani me “Profeti nga Praga” ka sjellë një roman të veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë i strukturuar në tregime të lidhura fort me njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, një roman për letërsinë si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme”.

Autori Shkëlqim Çela me librin me novela “Embriologji” ishte fituesi i Çmimit “Kadare” për vitin 2016, “për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që u garanton këtyre tri novelave dhe autorit një hyrje në letrat shqipe.”

Fituesi i parë i Çmimit “Kadare” 2015, ishte shkrimitari Rudolf Marku me romanin “Tre divorcet e zotit Viktor N.” Me një narracion linear dhe shpesh me një thjeshtësi penetruese, autori Rudolf Marku ndjek e analizon në këtë roman fatin e intelektualit shqiptar Viktor, në imigracion, por ky intelektual mund të ishte fare mirë, çek, rumun, gjermano-lindor, duke i dhënë kësaj vepre atributet e letërsisë pa kufinj gjeografikë./Gazeta Liberale

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back