Aktualitet

Mbyllen shkollat në hotelet ku janë fëmijët e prekur nga tërmeti

Shkruar nga Liberale
Mbyllen shkollat në hotelet ku janë fëmijët e prekur nga

Mbyllen shkollat dhe kopshtet e përkohshme në hotelet në Durrës, Shëngjin dhe qytete e tjera që ishin strehuar fëmijët që u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Por pas festave, me rifillimin e mësimit ditën e sotme, nuk ka më shkolla të përkohshme. Fëmijët janë dërguar në shkollat dhe kopshtet më të afërta, sipas Report tv.

Në datë 3 janar ishte vendosur që banorët e prekur nga tërmeti që janë strehuar në hotele të dilnin për t'u zhvendosur në banesat me qira të subvencionuara nga vetë shteti.

Por duke qenë se një pjesë e banorëve nuk po gjenin shtëpi me qira dhe të tjerë u ankuan për bonusin e miratuar që është shumë i vogël, pasi çmimet janë rritur, autoritetet lokale dhe qendrore vendosën që në Thumanë të shtyjnë afatin e daljes nga hotelet, po ashtu edhe në Durrës, por jo për të gjithë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH