Globi

Mbyllen përkohësisht shkollat në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Mbyllen përkohësisht shkollat në Kosovë

Hyjnë në fuqi kufizimet e reja për luftimin e pandemisë në Kosovë. Nga sot, kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në 05:00, mësimi është pezulluar në të gjitha institucionet arsimore, deri më 26 shtator, për të hyrë në biblioteka, objekte të fakulteteve, konvikte dhe qendra tregtare nevojitet certifikata e vaksinimit ose një test negativ.

Qytetarët i konsiderojnë të domosdoshme këto masa të reja për të frenuar përhapjen e Covid-19, teksa situata në Kosovë është mjaft e rënduar.

“Populli duhet të jetë i disiplinuar dhe maskat duhet mbajtur patjetër dhe duhet përmbajtur këshillave të mjekëve, pasi në këtë mënyrë mund të zvogëlojmë praninë e variantit delta. Gastronomia duhet të vazhdojë. Disiplina është numër një”, thotë Ekrem Vuciterna, një qytetar nga Kosova.

Shaqir Foniqi, një tjetër qytetar, apelon “që popullata të vaksinohet në masë, sepse tashmë është vërtetuar që i vetmi mjet që mund t’ia ndalë hovin kësaj pandemie, është vaksina”.

Këto masa do të shqyrtohen më 26 shtator nga autoritetet shëndetësore, që do të vendosin lidhur me ashpërsimin apo lehtësimin e tyre, në bazë të situatës epidemiologjike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH