Aktualitet

Mbyllen hetimet, Prokuroria: Klodian Rasha u vra me dashje

               Publikuar në : 17:31 - 03/03/21 liberale

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet 3 muaj pas vrasjes se Klodian Rashës dhe i komunikoi zyrtarisht akuzën e re autorit të krimit Nevaldo Hajdaraj.

Organi i hetimit ngriti akuzën e vrasjes me dashje për ish-efektivin e policisë. Gjithashtu nga hetimet rezultoi se Rasha ishte i pa armatosur kur u qëllua për vdekje. Ndërkohë arma e gjetur disa metra larg vendngjarjes, sipas ekspertizës dhe analizës së AND, nuk i përkiste viktimës.

Nevaldo Hajdaraj është njohur me akuzën e re një ditë më parë në ambientet e paraburgimit. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Por sipas prokurorëve, vrasja është bërë me dashje, pasi mund të ishte shmangur.

Klodian Rasha u vra nga ish-efektivi Hajdaraj në orët e para të mëngjesit të datës 8 dhjetor në afërsi të banesës së tij në rrugën ‘Dritan Hoxh’a në Tiranë.

Vrasja e Rashës solli protesta disa ditore të dhunshme në Tiranë si dhe dorëheqjen e ish-ministrit Sandër Lleshaj.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back