Aktualitet

Mbyllen 13 degë të Universitetit të Elbasanit, shkak korrupsioni i...

Shkruar nga Liberale
Mbyllen 13 degë të Universitetit të Elbasanit, shkak korrupsioni

Edhe pse është një ndër universitetët më të vjetër në vend, këtë vit në universitetin e Elbasanit janë regjistruar 1032 studentë përkundrejt 2800 kuotave të lira.

Thuajse gjysma e studentëve me një shifër prej 468 janë regjistruar në degët e Infermierisë duke e bërë këtë fakultet lokomotivën e këtij Universiteti.

Ndërkohë në fakultetet e tjera situata është e zymtë.

Janë plot 13 degë që mbyllen dhe 10 të tjera që shpresojnë tek raundi i dytë. Situata më katastrofike është në fakultetin e shkencave humane, ku janë të sigurta për mbyllje pasi kanë nga 0 deri në 3 studentë të regjistruar degët: Histori dhe gjuhë gjermane, gjeografi dhe gjuhë italiane, gjuhë gjermane, gjuhë frënge, gjuhë italiane, gjuhë shqipe dhe rome, gjuhë shqipe dhe frënge, biologji kimi, matematikë fizikë, fizikë kompjuterike, matematikë informatikë, edukim qytetar, filozofi sociologji.

Situata duket jo e mirë në mjaft degë të tjera që kanë 5 apo 6 te regjistruar ndoshta ndonjë më shumë por që nuk kapin numrin 10 që shpresojnë pedagogët për siguri në hapje. Këto degë janë: Gjuhë shqipe dhe letersi, histori dhe gjeografi, gazetari, gazetari dhe gjuhë angleze, operator turistik të gjuhës gjermane, logopedi, arsim fillor, arsim parashkollor, psikologji, ekonomi turizëm.

Një nga faktorët që ka goditur fakultetin e shkencave humane, është edhe niveli i lartë i korrupsionit të pedagogëve ku konkretisht vetëm në departamentin e gazetarisë ka pasur denoncime të herë pas hershme për një sërë pedagogesh dhe pedagogësh të cilët përpost nivelit të ulët të përgatitjes, sipas studentëve kërkojnë rryshfete në këmbim të notës.

Edhe pse ndaj tyre ka pasur denoncime në vijimësi, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për hetimin dhe zëvendësimin e tyre, indiferencë institucionale që duket se ka sjellë edhe uljen e besueshmërisë te të rinjtë.

Ndërkohë, faktori tjetër është mesatarja 7.5 i ka dhënë një goditje të madhe Universitetit të Normales duke e çuar drejt zhdukjes mësuesinë në “Aleksander Xhuvani.

Fakulteti i Edukimit ka situatë pesimiste së bashku me atë të Shkencave humane dhe të Shkencave të Natyrës. Fakulteti ekonomik dikur më i preferuari tani është në rënie të lirë. Fakulteti ku regjistroheshin çdo vit 900 studentë është në kuotën 185. As drejtësia e cila u reklamua aq shumë nuk i kaloi 50% te kuotave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH