Aktualitet

Mbushi makinën me djathë kontrabandë, pranga 32-vjeçarit nga Tirana

Shkruar nga Liberale
Mbushi makinën me djathë kontrabandë, pranga 32-vjeçarit

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 32-vjeçar me iniciale M. Z., banues në Tiranë.

Në mjetin e tij, janë gjetur 142 koli me djathë, të cilat i kishte futur nga Maqedonia e Veriut kontrabandë.

Njoftimi i policisë

Blutë e Elbasanit sqarojnë se është arrestuar 32-vjeçari me iniciale M. Z., banues në Tiranë, pasi në mjetin e tij, i janë gjetur 142 koli me djathë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.Z., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjetin që drejtonte nga shtetasi M.Z.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 142 koli me djathtë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet të jetë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë", dhe "Fshehja e të ardhurave"./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH