Aktualitet

Mbushet Fierza, arrin 283 metra niveli i ujit

Shkruar nga Liberale
Mbushet Fierza, arrin 283 metra niveli i ujit

Niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka pësuar rritje duke shkuar në 283 metra. Këtë e ka bërë me dije Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. Rritja e nivelit të ujit ka ardhur si rezultat i reshjeve të shiut, shkrirjes së dëborës por edhe për shkak të mosshfrytëzimit. Sipas të dhënave rezulton se në 10 ditë niveli i ujit në Fierzë është rritur me 5 metra.

Momentalisht Fierza nuk prodhon energji elektrike. Kjo u vendos që në fillim të muajit Prill, në mënyrë që të mblidhen të gjitha ujërat.

Aktualisht prodhohet energji në Koman dhe niveli është 170,5 metra thuajse në të njëjtin nivel me 10 ditë më parë. Ndërsa Vau i Dejës është në kuotën e 72.5 metrave.

Ndërkohë prurjet vijojnë të jenë të mëdha edhe pse në krahasim me 10 ditë më parë kanë një rënie minimale.

Qeveria ka shpallur emergjencë energjitike në vend deri në fund të vitit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH