Globi

Mbretëria e Bashkuar del krah Kurtit: Draft-statuti për Asociacionin duhet të jetë në përputhje me vizionin e tij

Shkruar nga Liberale
Mbretëria e Bashkuar del krah Kurtit: Draft-statuti për Asociacionin
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott thotë se është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draftstatut për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e kryeministrit Albin Kurti, i prezantuar javën e kaluar. Abbotti në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar se draftstatuti i ri duhet të jetë po ashtu në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian. “Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draftstatut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, shkroi Abbotti në Twitter. Ambasadori ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj jave në Kosovë do të ketë vizita të rëndësishme. “Këtë javë do të ketë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë drejtoreshën e Britanisë për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ambasadori, duke shtuar më tej se aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kujtojmë se më 2 maj, Ekipi Menaxhues për Asociacion ka paraqitur draftstatutin për Asociacion, por që është kundërshtuar nga pala kosovare. Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se ekziston dëshira për krijimin e një republike serbe në Kosovë, prandaj edhe është kundërshtuar ky draftstatut, duke e cilësuar atë në kundërsthim me Kushtetutën. Draftstatuti për Asociacion, i cili posedon 67 nene është i ndarë në nëntë kapituj, si: dispozitat e përgjithshme, çështjet e komunitetit, struktura organizative, anëtarësimi në Asociacion dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave anëtare, asetet dhe të ardhurat, format e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë, ndryshimet në statutin e Asociacionit, shpërbërja e Asociacionit dhe dispozitat tranzicionale dhe përfundimtare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH