Showbiz

Mbretëresha anulon festimet për datëlindjen e saj të 94

Shkruar nga Liberale
Mbretëresha anulon festimet për datëlindjen e saj të 94

Për shkak të koronavirusit, mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta, nuk do të festojë ditëlindjen e saj të 94 me ceremoninë e zakonshme dhe as nuk do të gjuhet me armë.

Gjuajtjet ceremoniale me armë në disa pjesë të Londrës, zhvillohen për të shënuar përvjetore apo ditëlindje të familjes mbretërore. Ditëlindja e mbretëreshës Elizabeta është më 21 prill.

Pallati Mbretëror, muajin e kaluar deklaroi se një paradë për festimin zyrtar të ditëlindjes së mbretëreshës, nuk do të zhvillohet në formën tradicionale për shkak të masave për kufizim të lëvizjes.

Britania ka shënuar 14,000 viktima – vendi i pestë me numrin më të madh të vdekjeve nga pandemia, nga 150,000 viktima në tërë botën.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH