Aktualitet

Mblodhi fonde për të prekurit nga tërmeti, Mema: Bashkë më të fortë

Shkruar nga Liberale
Mblodhi fonde për të prekurit nga tërmeti, Mema: Bashkë

Qeveria shqiptare ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Rindërtimit. Pjesë e tryezës kanë qenë edhe organizatat humanitare, apo personat publikë që hapën fushata për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe gazetari Marin Mema. Ai tha se sot shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin e të shohin përtej politikës.

“Njerëzit kanë reaguar masivisht. Ky është një moment shumë i vështirë për shqiptarët. Transparenca është tepër e nevojshme në këtë rast. Duhet të jemi afër njerëzve dhe të jemi afër ndaj tyre. Më pëlqen ngritja e këtij Komiteti. Ka pasur raste emergjente kur ka pasur abuzime me fondet.

Ne si pjesë e këtij Komiteti do bëjmë maksimumin që të jemi pranë çdo familje që është në situatë të vështirë. Ky Komitet është ngritur për të treguar se Durrësi e Thumana, por edhe zona të tjera janë prekur nga tërmeti e që kanë nevojë për mbështetje. Këtu jemi për diçka që shkon përtej politikës. Të ndihmuarit e shqiptarëve shkon përtej politikës. Ky moment duhet të na bëjë bashkë e për të na bërë më të fortë”, deklaroi gazetari Mema./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH