Aktualitet

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, konfirmon datën për votimin e presidentit

Shkruar nga Liberale
Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve, konfirmon datën për votimin

Konferenca e Kryetarëve do të rimblidhet mesditën e sotme për të hapur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e Presidentit. Në mbledhjen e fundit, me mazhorancën dhe disa  disa deputetë të opozitës, u ra dakord që raundi i parë i votimit të zhvillohet data 16 maj.

Në mbledhjen e sotme, do të konfirmohet nëse 16 maji do të jetë data e parë për zhvillimin e raundit të parë të votimit për pasuesin e Ilir Metës.

Angazhimi i maxhorancës është që fill pas mbledhjes të nisin negociatat për emrin për President, ku fillimisht do të duhet të bien dakord për profilin dhe më pas për emrin e mundshëm të të parit të shtetit. Kuvendi ka bërë të ditur se mbledhja do të nisë në orën 12:30, si vijim i mbledhjes për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Mbajtja e konferencës ishte pika ku PS-ja dhe PD-ja ranë dakord në mbledhjen që u zhvillua me praninë e mediave më datën 4 maj. Në deklaratat e tij, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur Presidentin e ri, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që kreu i shtetit do të jetë nga radhët e PS-së.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste është shprehur e gatshme për gjetjen e një emri konsensual me opozitën, por deri më tani gjasat janë të pakta për një emërues të përbashkët për kreun e shtetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH