Politikë

Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e PS-së, ja cilat mund të jenë ndryshimet e mundshme

Shkruar nga Liberale
Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e PS-së, ja cilat mund të

Pasditen e sotme, në Tiranë, do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së në një ambient privat në Tiranë në ora 17:30

Në fjalimin që pritet të mbajë kryeministri Edi Rama në fokus do të jetë përgjegjësia që lind prej fitores së thellë në zgjedhjet lokalet të 14 majit.

Burime nga PS thonë se Edi Rama, pritet të kërkojë riorganizimin strukturor të partisë, ku nuk përjashtohen lëvizje emra të rinj në postet e saj. Por ka zëra që Rama mund të bëjë levizje edhe në Kabinetin qeveritar.

Asambleja e cila vjen 1 vit pas mbledhjes më të fundit mes socialistëve do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal. Zyrtarisht thuhet se në këtë takim do të shpallen objektiva të reja për ministritë përkatëse.

Gjithsesi asambleja mblidhet në një situatë delikate brenda kampit rozë. Socialistë me emër, kryetarë bashkish janë arrestuar, dhe së fundi prej disa ditësh SPAK ka urdhëruar arrestimin e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH