Aktualitet

Mblidhet sërish Këshilli Politik, Hajdari e bojkoton

Shkruar nga Liberale
Mblidhet sërish Këshilli Politik, Hajdari e bojkoton

Prej orës 17:00 po zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, por që është bojkotuar nga deputetja Rudina Hajdari. Edhe në mbledhjen e kaluar, Hajdari braktisi Këshillin me arsyetimin se nuk mund të qëndrojë në një tryezë ku palët politike diskutojnë për tendera.

Dy ditë pas kontestimit të Partisë Socialiste për formulën për KQZ e re, Partia Demokratike ka dërguar një tjetër propozim në tryezën e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.

Formula e re kërkon që procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së ta inicioi Kuvendi (jo më nga Avokati i Popullit si në variantin e parë), por komisioni përzgjedhës të mos jetë i përbërë nga deputetë, por nga juristë që i propozojnë palët politike, PS, PD dhe LSI, pra KQZ të mbetet sërish politike.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH