Aktualitet

Mblidhet Komisioni i Medias, Boçi: Kamerat dhe gazetarët të jenë të pranishëm në seancë

Shkruar nga Liberale
Mblidhet Komisioni i Medias, Boçi: Kamerat dhe gazetarët të

Këtë të martë, është mbledhur Komisioni i Medias dhe ashtu sikurse edhe dje, deputetët kanë qenë të pranishëm në ambientet fizike. Opozita, nëpërmjet deputetit Luçiano Boçi ka kërkuar rikthimin e kamerave në Komisione.

Ai ka thënë se me rregullorja parashikon që kamerat të filmojnë 6 minuta në fillim të seancës dhe gazetarët duhet të jenë të pranishëm, me kushtin që të jenë vaksinuar.

Nga krahu tjetër, deputeti socialist Petro Koçi ka nënvizuar se kjo mënyrë e të bërit seancë, është kushtëzuar nga mungesa e hapësirave. Sakaq, Ina Zhupa, ka kërkuar që ministrja e Arsimit Evis Kushi të jetë e pranishme në komision dhe të shpjegojë çdo të ndodhë me mësimin në universitete, që është parashikuar të nisë të hënën e 11 tetorit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH