Politikë

Mbledhja Shqipëri-Kosovë/ Kurti: Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë

Shkruar nga Liberale
Mbledhja Shqipëri-Kosovë/ Kurti: Shqiptarët sot jetojnë

Në mbledhjen që u mbajt mes dy qeverive të njëjta Shqipëri-Kosovë, Albin Kurti ka shkruar se kjo mbledhje ka shërbyer për të vlerësuar progresin e bërë deri tani, si dhe nënvizon se në takimin e sotëm u nënshkruan marrëveshje të reja të rëndësishme, në në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare.

“Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare”, shkruan Kurti.

“Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën.

Ne kemi nevojë për më shumë unitet dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike”, shtoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH