Politikë

Mbledhja e Kryesisë së PD/ Çfarë paralajmëroi Basha: Në shtator do kërkohen...

Shkruar nga Liberale
Mbledhja e Kryesisë së PD/ Çfarë paralajmëroi Basha:

Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike:

  1. Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.
  2. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH