Aktualitet

Mbledhja e Kryesisë/ Basha: Ata që nuk kanë ardhur ndihen të vetëshkarkuar

Shkruar nga Liberale
Mbledhja e Kryesisë/ Basha: Ata që nuk kanë ardhur ndihen të

Pasditen e së shtunës ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Kryedemokrati Basha është shprehur ne mbledhje se ata që nuk kanë ardhur, ndihen të vetëshkarkuar.

“Të pranishëm 25, kemi kuorum. Presim zotin Gjana se po vjen, të tjerët nuk kanë ardhur se ndihen të vetëshkarkuar. Tubimi i sotëm pas shpalljes non grata të zotit Berisha ka indicie për shkelje të ligjit, falsifikim i vulës, logos”- tha Basha.

Kujtojmë se gjatë kësaj mbledhjeje është njoftuar se janë shkarkuar 11 kryetarë të degëve. Të shkarkuar janë, pra, kryetarët e degëve: Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH