Aktualitet

Mbledhja e Këshillit Politik/ Opozita: Deri më 31 maj duam të…

Shkruar nga Liberale
Mbledhja e Këshillit Politik/ Opozita: Deri më 31 maj duam

Përfaqësuesi i opozitës jashtëparlamentare, Oerd Bylykbashi ka folur pas tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Ai tha se synimi ishte reduktimit në mënyrë drastike i financimit privat që të pastrohet fushata nga interesa të paligjshme.

"Sot ne diskutuam tre çështje, çështjen e kuotës gjinore, periudhës dhe financimin. Do jenë dy periudha zgjedhore të cilat do t’i mundësojnë Presidentit të mundësojë datën e zgjedhjeve pa kufizime. Jep mundësin që zgjedhësit të marrin pjesë në numër më të lartë. I largohemi periudhave të nxehta dhe të ftohta që mund të pamundësojnë pjesëmarrjen në zgjedhje. Dakordësuam në shumë elementë për financimin e partive nëpërmjet një formule mikse, synimi ynë reduktimit në mënyrë drastike i financimit privat që të pastrohet fushata nga interesa të paligjshme. Pati debat për çështje të ndryshme por jemi në rrugën e përmbylljes së këtyre dy paketave", tha Bylykbashi.

Ndërsa Petrit Vasili nga ana e LSI-së tha se: "Ishte dhe një moment delikat i kuotës gjinore. Bashkëndamë një zgjidhje dhe një kompromis që kuota gjinore të respektohet duke pasur principin një në tre. Kemi kërkuar me forcë që kjo kuotë gjinore të ketë dispozita mbrojtëse për zbatimin e saj në praktikë. Mendoj që ekspertët do të sjellin një mendim të pranueshëm."

Për të vazhduar më tej Bylykbashi i cili tha se: "Problematikat kryesore të procesit zgjedhor nuk janë këto. Ajo që duhet patjetër të garantojmë është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën të lirë dhe në sekret të plotë. Është një rekomandim i rëndë nga ODIHR dhe OSBE që të merren masa për ta mbrojtur. në ditët në vijim do diskutojmë masat që rregullojnë veprimtarinë e prok, policisë së SPAK në intimidimin e krimit ligjor. masa që do merren në QV, masa që të garantojnë që kutia nuk mbushet. Këto janë problemi real, që vota e zgjedhësit është e vërtetë dhe numërohet pa manipulime dhe gjitha çështjet e tjera janë rreth këtij boshti. Kjo është sfida e madhe. Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që brenda 31 majit t’i diskutojmë dhe arrijmë në kompromis." /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH