Aktualitet

Mbledhja e dy qeverive/ Rama mbërrin në Podgoricë, Abazoviç e pret me ceremoni

Shkruar nga Liberale
Mbledhja e dy qeverive/ Rama mbërrin në Podgoricë,

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij kanë mbërritur në Podgoricë, aty ku do të mbahet mbledhja e qeverive Shqipëri-Mali i Zi.

Ai është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazović .

Axhenda e plotë:

10:30 – Ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së.

10:45. – Nisja e seancës së përbashkët

(Kameramanët dhe fotografët mund të regjistrojnë ceremoninë e mirëseardhjes dhe fillimin e sesionit)

13:00 – Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

(Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.)

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH