Letërsi

Leteratura çelet me: Mbi romanin sentimental shqiptar

Shkruar nga Liberale
Leteratura çelet me: Mbi romanin sentimental shqiptar

Suplementi Leteratura i dedikohet letërsisë, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

Këtë të hënë “Leteratura” hapet me një shkrim nga Agron Tufa i cili shkruan "mbi romanin sentimental shqiptar".

""Gremina e dashurisë", një roman thuajse i harruar sentimental i Mustafa Greblleshit. Si gjithë kjo letërsi e psherëtimave sentimentale, që të përgatit gjatë për zgjidhjen suicide të heroit  (i cili gjithmonë ia kthen mbrapsht biletën Krijuesit) - edhe Greblleshi përvijon kornizën tipike të pafuqishmërisë. Ka shumë të përbashkëta me disa romane të viteve '30."

Namir Lapardhaja sjell shkrimin me titull “Gjuha dhe tensioni, dy elemente të mjeshtrisë narrative".

(Shënime për novelën Mëngjërashja të shkrimtarit Peter Handke) 

"Peter Handke u bë i njohur për shqiptarët jo për veprën e tij letrare, kur ai mori çmimin “Nobel” në vitin 2019 ishin të paktë ata që e kishin lexuar, por për shkak të deklaratave të tij kontraverse në mbështetje të ish-kasapit të Ballkanit, S. Millosheviç. Handke nuk është i pari i racës së tij, ku gjenia letrare mplekset me marrinë dhe lajthitjen në anësinë politike."

Më tej, Ymer Çiraku sjell shkrimin me titull "Romani i fundit i Vath Koreshit".

"Romani “Gruaja me të verdha në pyllin e Buddha-s”, i shkrimtarit Vath Koreshi, është romani i tij i fundit – në kornizat e një krijimtarie të pasur, afër gjysëm shekullore, me një mori romane, përmbledhje me tregime e novela, skenarë filmash, shkrime publicistike dhe ese letrare. Mbetet ky roman pra, vepra përmbyllëse e shkrimtarit, dhe, sikundër thuhet metaforikisht në këto raste, është kënga e fundit e mjelmës. Sepse tre vjet më pas, në vitin 2006, autori i saj – do të ndërrojë jetë."

Pirro Loli sjell një ese me titullin "Stinë të ndërprera", ndërsa Prof. Dr. Rami Memushaj, sjell "Fjalori frazeologjik anglisht-shqip" i prof.dr. Esheref Ymerit - vepër madhore e leksikologjisë sonë dygjuhëshe. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH