Aktualitet

Mbi 86% e të rinjve shqiptarë pro largimit, synojnë tregun ndërkombëtar

Shkruar nga Liberale
Mbi 86% e të rinjve shqiptarë pro largimit, synojnë tregun

Të rinjtë shqiptarë preferojnë të punojnë në kompani ndërkombëtare. Ata thonë se janë gati të largohen nëse do ju jepej një mundësi pune jashtë vendit.

Sipas një sondazhi të “Deloitte”, 86,3% nga më shumës e 1 mijë të rinj të pyetur, konfirmuan se ishin të gatshëm të zhvendoseshin në një shtet tjetër për shkak të punës.

"Konfirmohet tendenca që janë të gatshëm për të lëvizur jashtë, në raport edhe me edicionet e kaluara. Ajo që dallohet është përgjigjia e zgjedhur "absolutisht po", pra e thonë me bindje të plotë. Këtu kemi një rritje që përbën 1/3 e pjesmarrësve, pra 1081 pjesëmarrës që pa asnjë mëdyshje duan të lëvizin", thotë drejtori i Deloitte Albania, Roden Pajaj.

Pagat nuk janë i vetmi motiv. 47,4 për qind e të rinjve janë përgjigjur se mosvlerësimi i punës së tyre është komponenti kryesor, i cili do t’i orientonte ata drejt marrjes së një vendimi për të ndryshuar punëdhënës.

"Preferenca për kompani ndërkombëtare, që konfirmohet edhe nga edicionet e kaluara lidhet me politikat e mirëstrukturuara për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe zhvillimin profesional. Kompanitë ndërkombëtare janë më të standardizuara për dhënien e një shtegu karriere të qartë, menaxhimi i një performance të duhur, vlerësimin e punvs dhe performancës së të rinjëve", tha ai për A2 Cnn.

Largimet masive të të rinjve ka filluar të shfaqin efekte në tregun e brendshme të punës. Kompanitë ankohen se nuk gjejnë punonjës të kualifikuar, ndërsa qeveria ende nuk ka mundur të gjejë instrumente për parandalimin e hemorragjisë së ikjeve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH