Globi

Mbi 6.900 viktima nga Covid-19 në Belgjikë

Shkruar nga Liberale
Mbi 6.900 viktima nga Covid-19 në Belgjikë

Me 1.032 raste të reja në 24 orët e fundit ka shkuar në mbi 45 mijë, numri i rasteve me koronavirus në Belgjikë.

Në një deklaratë nga Qendra e Krizës në Belgjikë thuhet se me 1.032 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 45.325 ndërsa me 241 vdekjet e reja numri i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 6.917.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit 217 persona janë shtruar në spital ndërsa 295 persona janë shëruar.

Ndërkohë numri i personave në kujdes intensiv është zvogëluar me 36 persona duke rënë në 934.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH