Aktualitet

Mbi 55 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

Shkruar nga Liberale
Mbi 55 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë botën

Sipas të dhënave më të reja të portalit “Worldometer”, i cili publikon statistika të përditësuara të pasqyrës epidemiologjike globale që nga fillimi i pandemisë COVID-19, numri i rasteve të të prekurve në rang global nga kjo pandemi arrin shifrën 55 349 954.

Gjithsej në mbarë botën deri më tani kanë humbur jetën 1 332 328 persona nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 38 493 826. Rastet aktive momentalisht kapin shifrën prej 15 523 800.

Vendi më i tronditur nga pandemia u cilësua SHBA-ja, me plot 11 538 057 persona të infektuar, gjë e cila ka ardhur si pasojë e mungesës së masave mbrojtëse nga ana e qeverisë.

Renditja e shteteve sipas numrit të të infektuarve vijon si e tillë: SHBA ndiqet nga India (8.874.290), Brazili (5.876.740), Franca (1.991.233), Rusia (1.948.603), Spanja (1.521.899) dhe Britania (1.390.681), Argjentina (1.318.384), Italia (1.205.881), Kolumbia (1.205.217), Meksika (1.009.396), Peruja (938.268), Gjermania (817.526) dhe Irani (775.121)./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH