Aktualitet

Mbi 50 mësues me Covid, Bashkia e Korçës thirrje për vullnetarë

Shkruar nga Liberale
Mbi 50 mësues me Covid, Bashkia e Korçës thirrje për

Vijon të rritet numri i mësueseve të infektuar nga Covid-19 në qarkun e Korçës. Sipas "Panorama",  mbi 50 mësues kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Bashkinë e Korçës, 20 në Pogradec ndërkohë që 30 të tjerë janë raste të shpërndara në qytetet e tjera të rrethit.

Sipas procedurës mësuesit e infektuar pasi vendosen në karantinë të menjëhershme, u merret tamponi rasteve të kontaktit dhe bëhet zëvendësimi nga mësues në listën e portalit.

Bashkia e Korçës kohët e fundit ka bërë thirrje edhe për mësues vullnetarë. Pavarësisht numrit të lartë të mësuesve të infektuar, DSHP nuk pranon që institucionet arsimore të jenë kthyer në vatra infeksioni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH