Aktualitet

"Mbi 5 mijë vetë do të jenë pjesë e saj", paradë kuq e zi më 28 nëntor në Tiranë, Rama tregon pamjet se si do organizohet

Shkruar nga Liberale
"Mbi 5 mijë vetë do të jenë pjesë e saj",

Në kuadër të 111-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet parada kuq e zi 2023.

Kryeministri Edi Rama ka treguar nëpërmjet pamjeve 3D se si do të organizohet, ndërsa sqaron se ideja ka ardhur nga një grup të rinjsh nga diaspora.

Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 nëntor. Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nis në mesditë Paradakuqezi 2023!’- shkruan Rama.

Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.

Drejtorja Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, në një intervistë për Report Tv, tregoi detaje të paradës që për herë të parë zhvendoset nga Nju Jorku në Shqipëri.

"5 mijë e ca vetë janë pjesë të kësaj parade. Po flasim për një paradë për herë të parë të llojit të saj. Kemi 47 komuna arbëreshe. Thuajse gjithë Tirana është e bllokuar. Kemi dhe diasporën që po bëhet pjesë. Po vijnë nga New Yourk-u për tu bërë pjesë’, tha Kambo.

Prej 15 vitesh ky organizim i shoqatës ‘Rrënjët Shqiptare’ ka veshur nju Jorkun me petkun e flamurit, dhe ka shërbyer për të dhënë mesazhe bashkimi për shqiptarët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH