Aktualitet

Mbi 4800 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, vazhdojnë kërkimet nën rrënoja

Shkruar nga Liberale
Mbi 4800 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri, vazhdojnë

Autoritetet kanë përditësuar shifrat e fundit, sa i përket viktimave të tërmetit 7.8 ballë që goditi mëngjesin e së hënës Turqinë, duke prekur edhe Sirinë.

Në Turqi, numri i njerëzve që kanë vdekur për shkak të këtyre tërmeteve është rritur në 3,381, sipas autoritetit të vendit për fatkeqësitë.

Orhan Tatar, një zyrtar në Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thotë se 20,426 të tjerë janë lënduar dhe 5,775 ndërtesa janë shembur.

Numri i ri e çon numrin e kombinuar të vdekjeve në Turqi dhe Sirinë fqinje në 4,890.

Ky numër ka të ngjarë të vazhdojë të rritet, pasi kërkimet vijojnë end nën rrënoja. Operacionet e kërkim-shpëtimit kryhen në të ftohtë, shi ose borë, ndonjëherë me duar të zhveshura, për të shpëtuar çdo jetë të mundshme./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH