Aktualitet

"Mbi 34 miliardë dollarë dëme nga tërmetet në Turqi", vlerësimi i Bankës Botërore

Shkruar nga Liberale
"Mbi 34 miliardë dollarë dëme nga tërmetet në

Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit dhe pasgoditjet, në Turqinë jugore janë shkaktuar dëme prej mbi 34 miliardë dollarësh.

Kjo vlerë e dëmeve është e barasvlershme me 4 për qind të Bruto Produktit Vendor të Turqisë më 2021, tha Banka Botërore.

Sipas Bankës Botërore, në këtë shifër nuk është përfshirë edhe kostoja e rindërtimit, që llogaritet të jetë “dyfish më e madhe” sesa kjo vlerë.

Nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit – prej 7.8 dhe 7.5 ballësh – në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 50.000 persona dhe janë shembur mijëra ndërtesa.

Autoritetet në Turqi janë zotuar se do të rindërtojnë të gjitha shtëpitë brenda një viti, por ekspertët kanë paralajmëruar se shteti duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi sigurisë së ndërtesave sesa shpejtësisë së ndërtimit të tyre./rel/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH