Globi

Mbi 30 mijë viktima nga Covid-19 në Itali

Shkruar nga Liberale
Mbi 30 mijë viktima nga Covid-19 në Itali

Mbrojtja Civike ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me koronavirusin në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 243 pacientë, duke e çuar në 30.201 numrin e përgjithashëm të viktimave.

Po ashtu, janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 1 327 raste të reja, duke e cuar në 217 185 numrin e personave të infektuar në Itali.

Numri i personave aktual pozitiv është 87 961 raste, me një reduktim me 1 663 të prekur më pak se një ditë më parë.

Ndërkohë në raportimet e fundit nga autoritetet mjekësore italiane rezulton se 2 928 pacientë të shëruar më shumë dhe numri i tyre deri më sot është 99 203.

Aktualisht në repartet e terapisë intesive dita e sotme ka regjistruar 148 pacientë më pak dhe nurmi i tyre që po kurohen aktualisht është 1 168

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH