Globi

Mbi 30 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA

Shkruar nga Liberale
Mbi 30 mijë të vdekur nga Covid-19 në SHBA

Vazhdon e rëndohet çdo ditë bilanci në SHBA, e cila tashmë është epiqendra e pandemisë COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti "Johns Hopkins", numri i vdekjeve ka arritur në 30.844 ndërsa numri i rasteve në 631.111.

Në anën tjetër, me përfshirjen e vdekjeve dhe rasteve të "mundshëm" me koronavirus nga Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC) thuhet se është vërejtur një rritje serioze në numrin e vdekjeve në SHBA.

CDC më parë përfshinte në shifra vetëm ata persona që rezultonin "pozitivë" nga testet e kryera në laboratorët e saj dhe ato private ose rajonale, ndërkohë që përjashtonte personat që tregonin shenja klinike të koronavirusit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH