Kryesore

Mbi 20 mijë të infektuar sot në Britaninë e Madhe

               Publikuar në : 21:21 - 24/10/20 liberale

Këtë të shtunë në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan 23.012 të infektuar me koronavirus.

Të premten rastet e reja ishin 20.530, çka do të thotë se ka një rritje të ndjeshme.

Gjithsej atje janë konfirmuar pozitivë 854.010 persona. Sakaq, 174 pacientë humbën betejën me virusin, duke e çuar totalin në 44.571. Një ditë më parë u raportuan për 224 viktima.

Edhe Italia vazhdon të raportojë shifra të larta të rasteve të reja. Sot regjistroi 19.644 të infektuar, të cilët u zbuluan mes 177.669 të testuarve.

Nga ana tjetër, humbën jetën edhe 151 pacientë, duke e çuar totalin në 37.210 viktima.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back