Sport

Mbi 2 miliard dollarë të ardhura nga e drejta televizive, si do të ndahet "thesi i parave" për 20 klubet elitare angleze

Shkruar nga Liberale

Me përfundimin e sezonit 2022/23 të Premier League, po ndahen paketat përfundimtare financiare mes klubeve. Të ardhurat nga transmetimi dhe paratë e çmimeve përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit të klubeve angleze. Në fakt, më shumë se 3 miliardë dollarë do të ndahen midis 20 skuadrave të Premier League. Këtu përfshihen edhe tre klubet e rënies.

Çdo ekip i Premier League ndan pagesat bazë të të drejtave të transmetimit çdo sezon. Kjo vlen mbi 100 milionë dollarë për fushatën aktuale. Të ardhura shtesë i shtohen më pas çdo klubi bazuar në atë se sa shpesh zgjidhen ndeshjet e tyre Live në TV.

Man City kryeson paketën në të ardhurat e PL.

Çuditërisht, Manchester City grumbulloi më shumë para në mesin e klubeve të Premier League.

Qytetarët së fundmi siguruan titullin e tyre të pestë në vend në gjashtë sezone nën menaxherin Pep Guardiola. Në total, klubi do të marrë rreth 210 milionë dollarë nga e drejta televizive.

Kjo nuk përfshin as të ardhurat nga Champions League. City para finales kishte të garantuar rreth 111 milionë dollarë,  nga Champions League dhe pas fitimit ndaj Interit, të ardhurat besohet se shkuan në rreth 200 milion dollarë të tjera.

Nga tebela sesi do të ndahet të ardhurat, asnjë klub nuk ka përfituar më pak se 150 milionë dollarë, çka tregon interesin e jashtëzakonshëm të anglezëve për futbollit dhe fitimet kolosale që ato sigurojnë nga ky aktivitet kaq fitimrpurës.

Sipas Mirror, kualifikimi në Champions League për edicionin tjetër mund të kushtojë rreth 124 milionë dollarë për çdo klub anglez. Kjo do të thotë se City, Arsenal, Manchester United dhe Neëcastle sezonin që vjen do të sigurojnë edhe më shumë para. Në të kundërt, sezonet zhgënjyese të Chelsea dhe Liverpool sigurisht që do të kenë pasoja financiare.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH