Aktualitet

Mbi 13 mijë biznese s'kanë aplikuar ende për pagën 40 mijë lekë

Shkruar nga Liberale
Mbi 13 mijë biznese s'kanë aplikuar ende për pagën 40

Janë edhe 13 mijë e 571 biznese që ende nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare prej 40 mijë lekë, përfitues të paketës së dytë. Për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje bizneseve që të aplikojnë për pagën, pasi procesi është ende i hapur.

Duke qenë së aplikimi për punonjësit përfitues duhet të kryhet nga subjektet, të cilët plotësojnë kushtet, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë subjekteve, të cilët ende nuk kanë aplikuar, që të plotësojnë Kërkesën për përfitim të ndihmës financiare”, thuhet në njoftim.

Nga paketa e dytë është parashikuar të përfitojnë 176 mijë të punësuar, 100 mijë janë biznesi i vogël, 66 mijë të punësuar në biznesin e madh dhe 10 mijë në sektorin e turizmit. (Ja lista e bizneseve që duhet të aplikojnë)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH