Aktualitet

"Mbi 12 mijë viktima nga COVID në Shqipëri", reagon Ministria e Shëndetësisë

Shkruar nga Liberale
"Mbi 12 mijë viktima nga COVID në Shqipëri", reagon

Ministria e Shëndetësisë nuk e përgënjeshtroi shifrën dhënë nga "The Econimist", e cila shkruante për 12 mijë të vdekur nga COVID në Shqipëri, por përgënjeshtroi Partinë Demokratike, e cila argumenton se këto vdekje janë fshehur.

Në deklaratë thuhet se janë raportuar e përpikmëri të gjitha rastet e fataliteteve të raportuara nga spitalet COVID. Për sa i përket artikullit të "The Economist", ministria thotë se ato janë vdekje shtesë, që kanë ndodhur në të gjithë botën.

Ministria thotë se Partia demokratike këtë artikull e lexon dhe interpreton në mënyrë “të shtrembër”.

Po ashtu ministria thotë se vdekshmëria e vlerësuar shtesë për Shqipërinë është më e ulët se sa vende të rajonit dhe më gjerë, si për shembull Mali i Zi, Rumania, Bosnja dhe Hercegovina, Lituania, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bullgaria.

“Nuk ka qytetar jashtë dyerve të blinduara të PD-së, që të mos e kuptojë se kjo është një orvatje e dëshpëruar për të larguar vëmendjen prej “valles së turpit”, rreth e qark SHQUP-it”, thuhet në deklaratën e ministrisë së shëndetësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH