Globi

Mbi 1 mijë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Mbi 1 mijë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 555 raste të reja me koronavirus.

Në orët e fundit edhe 14 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 1.040.

Sipas IKSHPK-së, janë kryer 1340 testime dhe janë shëruar 324 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 40,672 raste. Numri i përgjithshëm i të të shëruarëve deri më sot është 25.910, kurse numri i rasteve aktive është 13.722.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH