Aktualitet

Mbetjet/Arrestimi i ish-senatorit italian, Rama sulmon Metën e Bashën

Shkruar nga Liberale
Mbetjet/Arrestimi i ish-senatorit italian, Rama sulmon Metën e Bashën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas një shkrimi të publikuar dje në median italiane “Il fatto quotidiano” për çështjen e arrestimit të ish-senatorit italian Sergio De Gregorio.

Në shkrim thuhet se De Gregorio, "pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që publikoi 3 vite më parë lajmin për skandalin e mbetjeve toksike të zhdukura në Shqipëri ishte porositur nga politikanët shqiptarë për të bërë fushatë kundër qeverisë shqiptare."

Ndërkohë në reagimin e tij Rama ka sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta, teksa shkruan në Twitter se "kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat iu hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH