Aktualitet

Mbetje të rrezikshme nga Italia, dalin emrat e 6 të arrestuarëve

Shkruar nga Liberale
Mbetje të rrezikshme nga Italia, dalin emrat e 6 të arrestuarëve

Një sasi e konsiderueshme amianti, mbetje e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, e ndaluar me ligj në Shqipëri, është zbuluar nga Policia në një traget që vinte nga Brindisi i Italisë.

Policia vuri në pranga 6 persona, banues në Vlorë, ndërsa report TV ka zbardhur emrat e tyre dhe pozicionet që ata mbajnë.

Të arrestuarit janë:

1. Kujtim Novrus Xhafellari 65 vjeç banues ne Vlore. (zevendes kapiten i tragetit S.T.DAMIAN)

2. Arber Romeo Cuni, 28 vjeç, banues ne Vlore.( shoferi i fugonit  tip Iveko , me targe AA 417 SC)

3. Agron Ramadan Brataj, 48 vjeç, banues ne Vlore.(drejtori operativ i agjensise Euroferries"

4.Festim Mahmut Tafa, 72 vjeç banues ne Tirane, (kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN.

5.Elisabeta Vasil  Cuni, 55 vjeç, banuese ne Vlore (administratore e firmes se pastrimit "Delfini 1".

6. Zamir Flamur Kornuzi, 46 vjeç, banues ne Vlore.(pronari i pikes se grumbullimit firma "Kornuzi")

Amianti është një fibër natyrale që përdoret për ndërtime, por mjaft i rrezikshëm për shëndetin, arsye pse është rreptësisht i ndaluar dhe me ligj në Evropë e më gjerë, por edhe në Shqipëri./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH