Aktualitet

"Mbështetja nuk do të mungojë", ambasadorja Yuri Kim: SHBA, 50 mln dollarë për sulmet kibernetike

Shkruar nga Liberale
"Mbështetja nuk do të mungojë", ambasadorja Yuri Kim:

Në një konferencë për mediat nga Ambasada Amerikane, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se SHBA është e vendosur për të mbështetur përparimin e Shqipërisë.

“Shqipëria ka ndërmarrë reforma të vështira, veçanërisht ajo në drejtësi. Ajo po jep rezultat. Edhe pse ka shumë punë për të bërë. Ne nuk do të ndalemi kurrë duke mbështetur Shqipërinë, ndërsa kemi forcuar demokracinë në vend. Bashkëpunimi ynë për mbrojtjen ka sjellë rezultate të mira”, u shpreh ambasadorja amerikane Kim.

Ajo shtoi më tej se: “SHBA ka afruar 50 mln dollarë për mbrojtje kibernetike, duke shtuar se kjo është paketa më e madhe e ofruar ndonjëherë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH