Aktualitet

Mbështetësit e Berishës nuk ndalen, shqyejnë dyert me varre, PD kërkon ndihmën e policisë

Shkruar nga Liberale
Mbështetësit e Berishës nuk ndalen, shqyejnë dyert me varre,

bështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ndalen. Me çdo mjet, me varre, mjete të forta, çekanë dhe trapanë, kanë tentuar që të hapin dyert në PD.

Ndërkohë, PD ka reaguar duke i kërkuar ndihmë për ndërhyrje Policisë së Shtetit. Kjo e fundit ka ofruar gatishmërinë e saj për të ndërhyrë.

REAGON POLICIA

Në bazë të një kërkese të bërë Policisë së Shtetit, nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i rrezikohej jeta nga protestuesit, sqarojmë se:

Policia e Shtetit është gati për të ndërhyrë në ndihmë të deputetëve që kanë kërkuar ndihmë dhe u bën thirrje protestuesve që të distancohen menjëherë nga aktet e shkatërrimit të pronës dhe aktet e dhunës.

Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve të protestës që të përmbajnë protestuesit dhe të shmangin çdo rast dhune, sepse do përballen me ligjin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH